MPJ: Vizita e Ali Ahmetit në Athinë është partiake, jo qeveritare

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zv/kryeministri për MO-në Musa Xhaferri dhe zv/kryeministri për eurointegrime Fatmir Besimi në takim me numrin një të diplomacisë greke nuk do të takohen në cilësinë e përfaqësuesve qeveritar, thonë për agjencinë e lajmeve “Meta” nga Ministria për Punë të Jashtme, njofton Portalb.

Nga MPJ thonë se bëhet fjalë për takim partiak dhe se partneri i koalicionit, BDI-VMRO-DPMNE, nuk është koordinuar me VMRO-në.

Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, i cili gjithashtu udhëton për në Athinë, ka refuzuar të përgjigjet se kush e ka iniciuar takimin. “Gjithçka që duhet të dihet është thënë në kumtesën e BDI-së“.

As nga Ministria e Jashtme e Greqisë nuk ka informacion shtesë në lidhje me takimin./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button