KSHZ-ja zgjodhi sekretar të përgjithshëm

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e djeshme me votim publik e ka zgjedhur Dobre Jançev për sekretar të ri të përgjithshëm, njoftoi KSHZ.

Në këtë funksion udhëheqës, të cilin do ta ushtrojë në pesë vitet e ardhshme, Jançev vjen nga vendi i këshilltarit shtetëror për edukim, bashkëpunim ligjor dhe ndërkombëtar në KSHZ.

Në pajtim me ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor, KSHZ më 30 dhjetor deri te katër partitë politike më të mëdha të përfaqësuara  në Kuvend i ka dorëzuar një ditë më parë propozim-tekstet e Rregullores për metodologjinë për zhvillimin dhe azhurnimin e Listës Zgjedhore, e bazuar në kontrolle dhe analiza statistikore, kontrolle të kryqëzuara në baza të ndryshme të të dhënave dhe evidenca, kontrolle të pakufizuara terreni dhe metoda tjera adekuate të njohura edhe në Rregulloren për metodologjinë për qasje të tërësishme, bërjen e ndryshimeve dhe fshirjen e të dhënave në Listën Zgjedhore, si dhe procedurë për zbatimin e kontrollit në terren për shkak të azhurnimit të tij.

KSHZ-ja, siç qëndron në kumtesë, pret në afat sa më të shkurtë të mundur katër partitë më të mëdha të dakordohen, që pastaj t’i miratojë këto dy akte të rëndësishme për kontrollin dhe azhurnimin e Listës Zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button