Tetovë: Pacienti sulmon mjekun dhe motrën medicinale

Dje rreth orës 15 në stacionin policor të Tetovës I.O. (59) i punësuar si mjek në repartin për fëmijë në Spitalin e Tetovës ka denoncuar se ai dhe një motër medicinal kanë qenë të sulmuar nga një pacient, transmeton Portalb.

Pacienti N.S(25) ka qenë së bashku me dy femra të panjohura dhe një fëmijë të mitur dhe ka kërkuar ndihmë për fëmiun. Mjeku pasi e ka parë raportin nga reparti i kirurgjisë ka kërkuar t’ia sjellin një udhëzim. Pastaj, pacienti e ka sulmuar mjekun, ka grushtuar edhe tavolinën e punës, ka hedhur kompjuterin e mjekut dhe sendet tjera në dysheme dhe më pas e ka sulmuar edhe motrën medicinal Q.J(46) e cila ka thirru sigurimin.

Më pas pacienti ka ikur nga vendi i ngjarjes, por policia ka arritu ta gjejë. Policia po punon për zbardhjen e rastit./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button