Filmat më të mirë të vitit 2015

Viti që lam pas një ditë më parë, u shqua për shumë çka, e po ashtu edhe në prodhimin e filmave që do të mbahen mend.
Gazeta britanike The Telegraph ka radhitur filmat të cilët janë cilësuar si më  të mirët, duke marrë edhe shumë çmime kinematografike.

Birdman

Me regji të Alejandro G. Inarritu, ku rolin kryesor e luan aktori Michael Keaton i shoqëruar nga Zach Galifianakis, Edëard Norton, Andrea Riseborough, Amy Ryan, Emma Stone, Naomi Watts.

Birdman është një film që shfaq luftën e brendhsme të një aktori që dikur kihste shkëlqyer, e karriera e të cilit është në rënie. Ka fituar çmimin Oscar për regjinë më të mirë

Selma

Filmi “Selma”, me regji të Ava DuVernay, është një projekt artistik që paraqet periudhën kur njerëzit me ngjyrë në Amerikë e gjetën liderin që do t’u printe në kërkimin e të drejtave të tyre në Amerikë. Lidershipi i Martin Luter King, vjen në një film 128 minutësh, një film që paraqet historinë e njerëzve që fituan të drejtën e votës pas shumë vjet shtypjeje. Aktorët që luajnë janë: David Oyeloëo, Carmen Ejogo, Tom Wilkinson, Alessandro Nivola, Giovanni Ribisi, Tim Roth

Foxcatcher

Regjia e bërë nga Bennet Miller, e me lojën e aktorëve Channing Tatum, Steve Carell, Mark Ruffalo, Sienna Miller, Anthony Michael Hall, Vanessa Redgrave, filmi Foxcatcher është historia e vërtetë e dy vëllezërve, Dave dhe Mark Schulz, mundës olimpikë, të cilët i rikthehen sportit me kërkesën e milionerit John Eleuthere du Pont.

Whiplash

Filmi Whiplash është një dramë emocionuese që të mban të lidhur me minutat nëpër të cilat zhvillohet filmi. Aktori Miles Teller e luan rolin e një djaloshi të ri të apasionuar pas muzikës jazz i cili është baterist dhe mentori i tij shumë kërkues, rolin e të cilit e luan JK simons.

Still Alice

Një film nga dy regjisorë, Wash Westmoreland and Richard Glatzer, shfaqë jetën e një gruaje që vuan nga sëmundja e Alxheimer. Rolin kryesor e ka Julianne Moore, një profesoreshë linguistike e cila preket nga sëmundja që të bën të harrosh gjithçka, madje se edhe kush je.

Mad Max: Fury Road

Aktori Tom Hardy dhe aktorja Charlize Theron, sjellin pamjen e një bote apokaliptike. Film dinamik me shumë luftë e përpjekje për të zbuluar një botë tjetër për të jetuar, Mad Max cilësohet si një ndër realizimet më të mira të vitit 2015.

Inside Out

Filmi Inside Out me regji të Pete Docter dhe Ronaldo Del Carmen, është i animuar dhe paraqet jetën e një vajze 11 vjecare e cila jeton me emocionet e saja gëzimin, mërzinë, frikën dhe zemërimin.

Spectre

James Bond, agjenti 007 rikthehet në skenën filmike me edicionin “Spectre” me regji të Sam Mendes. Loja e Daniel Craig në rolin kryeson, e rikthen agjentin në qytetin e Romës.

Carol

Si çdo herë edhe këtë vit aktorja Cate Blanchet vjen me një dramë të mahnitshme. Në filmin me regji të Todd Haynes, ajo e luan rolin e Patricia Highsmith, personazhi i novelës Fifties New York, që zhvillon një histori dashurie në mes dy lezbikesh. Sipas kritikut Tim Robey, “filmi është i mahnitshëm, zemërthyes dhe mund të jetë gjëja më e pikëllueshme që e keni parë ndonjëherë”.

Star Wars: The force Awekens

Filmi që bëri historinë “Star Wars”, këtë vit u rikthye me pjesën më të re, pjesë e të cilit medoemos është Harrison Ford. /Klankosova.tv

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button