Holandë, evakuohet aeroporti pas kërcënimit me bombë

Aeroporti në Amsterdam është evakuuar mëngjesin e 1 janarit, pasi një burrë britanik filloi të bërtasë dhe të kërcënojë me bombë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e aeroportit “Schiphol” konfirmuan se incidenti ndodhi rreth orës tetë në mëngjes, kurse dëshmitarët kanë përshkruar skenat e panikut në rrjetet sociale.

Mediat holandeze raportuan se policia neutralizoi dhe arrestoi 29-vjeçarin nga Britania e Madhe, ndërsa më pas bllokoi dhe kontrolloi pjesë të caktuara të aeroportit. Bagazhi i tij u ekzaminua në detaje, por nuk u gjet asnjë bombë ose mjet shpërthyes.

Aeroporti u rihap pas rreth njëzet minutave, kurse shtetasi i arrestuar britanik u dërgua në polici.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button