Barcelona shpartallon Betisin

Gjithçka nisi me prezantimin e pesë trofeve që Barcelona i fitoi në vitin 2015. Katalansit i prezantuan fillimisht pesë trofetë për të filluar më pas të dhurojnë spektakël në fushën e lojës, duke mposhtur kështu Betisnin me rezultat 4:0 në një ndeshje ku sërish shkëlqeu treshja, Messi, Neymar e Suarez.

Suarez shënoi dy gola në këtë takim, Messi një teksa mysafirët shënuan një autogol, ishte Heiko Westermannaty ai që qoi topin në rrjetën e gabuar.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona përfundoi vitin 2015 në krye të La Ligës me 38’të pikë të tubuara, aq sa ka edhe Atletico Madridi, por katalanasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button