Aksioni policor për skandalin me letërnjoftimet e falsifikuara (VIDEO)

Njësitet speciale të policisë kanë realizuar një aksion gjatë të cilit janë bastisur objekte në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup dhe janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e dokumenteve dhe aparaturave për falsifikimin e dokumenteve.

Televizioni SHENJA ka marrë pamje ekskluzive të aksionit policor të realizuar në kuadër operacioneve për zbardhjen e skandalit të shumëpërfolur të falsifikimi të 30 mijë letërnjoftimeve.

Ndërkohë, Prokuroria Publike e Shkupit ka njoftuar se është zbuluar një punëtori e fshehtë ku është realizuar falsifikimi i dokumenteve. Tre persona janë arrestuar, por ka të dhëna për persona tjerë të përfshirë, si dhe për vepra tjera kriminale. Në njoftimin e Prokurorisë theksohet se është vepruar në bazë të provave që ia ka dorëzuar policisë javorja “Fokus”.

 

Skandalin e falsifikimit të 30 mijë letërnjoftimeve e ka publikuar javorja “ Fokus”, duke hapur edhe një prej debateve më të ashpra në lidhje me pretendimin për falsifikimin e votave dhe ushtrimin e presioneve të ndryshme ndaj votuesve nga ana e dy partive në pushtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button