Përurohen 3.3 km rrugë të reja në Komunën e Haraçinës
Një delegacion qeveritar i udhëhequr nga ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, ministri i Pushtetit Lokal Lirim Shabani, zëvendës-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Nimetulla Halimi, sot zhvilluan një vizitë pune në Komunën e Haraçinës, ku së bashku me kryetarin e Komunës së Haraçinës Brahim Ajvazi, lëshuan në përdorim dy rrugë të reja në këtë komunë.
Janë përuruar rrugët 10 dhe 18 në vendbanimin Haraçinë, në gjatësi prej 800 metrash dhe rruga prej 2.5 kilometrash në fshatit Grushinë, që lidh fshatin Grushinë me rrugën rajonale të komunës së Haraçinës. /Portalb