Stamboll, fillon Festivali i tre kënaqësive, librit, kafes dhe çokollatës

Nën moton se kënaqësia e leximit të librit, pirjes së kafes dhe ngrënies së çokollatës janë të pandara, në Stamboll të Turqisë ka filluar Festivali i tre kënaqësive: Librave, kafeve, dhe çokollatave, i cili do të zgjatë deri më 27 dhjetor, raporton Anadolu Agency (AA).

Festivali mbahet në Muzeun ushtarak, ndërsa në të janë ekspozuar librat, llojet e ndryshme të kafes, kafe-aparatet, filxhanet për kafe, çokollatat dhe përbërësit e nevojshëm për bërjen e çokollatës.

Vizitorët e Festivalit, mund të shijojnë kafen dhe çokollatën më të lirë, si dhe veprat e pëzgjedhura të shtëpive botuese të Turqisë, rajonit dhe më gjerë. Gjithashtu, vizitorët mund të bisedojnë me shkrimtarët gjatë Festivalit dhe të marrin pjesë në punëtori të ndryshme dhe prezantime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button