Gjykata e Shkupit miratoi aktakuzën për të akuzuarit e Kumanovës

Gjykata e Shkupit ka miratuar aktakuzën e prokurorisë ndaj të akuzuarave në rastin e Kumanovës ndërsa ka hedhur poshtë ankesën e palës mbrojtëse e cila kërkonte shfuqizim akuzës dhe lirimin e të arrestuarve. Kjo nën kupton se për incidentin e armatosur, më 9 dhe 10 maj në lagjen e trimave në Kumanovë do të ketë proces gjyqësor, njofton Alsat M.

“Këshilli për vlerësimin e aktakuzës pas një analize të detajuar të materialeve të paraqitura në formë të shkruar në aktakuzë, të paraqitura në gjykatë, si dhe të materialeve të të akuzuarve dhe të mbrojtjes së tyre si dhe duke marrë parasysh faktet në bazë të të cilave bazohet akti, ka miratuar aktakuzën ndërsa ankesat i ka hedhur poshtë si të pa baza”, thuhet në njoftimin e Gjykatës themelore të Shkupit.

Sipas gjykatës, në seancën gjyqësore që pritet të nis pas formimit të këshillit gjykues, palët do të kenë mundësinë që të paraqesin argumentet e tyre mbi akuzën e ngritur ndaj 29 personave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button