Priten 47 drunj në hapësirat e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Në ora 2 pas mesnatës janë prerë 47 pemë në oborrin e Universitetit Shën Kirili e Metodi në Shkup.

Anëtarët e Plenumit Studentor reaguan sot për rastin në fjalë. Ata janë kundër vendimit për ndërtimin objektit të Fakultetit të kulturës fizike dhe të Fakultetit të shkencave kompjuterike, njofton TV21.

Nga Plenumi thonë se ndërtimi i këtij projekti është i dyshimtë, ndërsa nuk janë të sigurt a i posedon edhe lejet e nevojshme ndërtimore. I kërkuan edhe  personat përgjegjës për të dhënë shpjegim në lidhje me prerjen e drurëve dhe për fillimin e punëve ndërtimore.

“E kërkuam rektorin e Universitetit, por na thanë se gjendet në udhëtim zyrtar jashtë vendit dhe prandaj nuk mund të marrin informacione se a ka për këtë projekt leje përkatëse për ndërtim. Tani për tani, dimë se leje ndërtimi nuk ka dhe kjo ngjall dyshime të mëdha se kjo procedurë është nisur në mënyrë joligjore”, tha Stefan Milkov nga Plenumi Studentor.

Nga Plenumi Studentor paralajmëruan protesta dhe vendosje të shatorëve para kampit. Do të mbajnë edhe tribunë në vend të hapur, me ekspertë, me qëllim ta sensibilizojnë opinionin studentor, për, siç thonë, këtë veprim të papërshtatshëm të pushtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button