Stresi Stines: I ke prerë biletën vetes o i pabesë

Pasi pranoi se ka sulmuar fizikisht këngëtarin Stine pas sulmit që i bëri mikut të tij Florit, reperi Arkimed Lushaj ka thënë se kjo ngjarje nuk përfundon me kaq.

Stresi për Telegrafi tha se Stine i preu në besë dhe tani e tutje është në hasmëri me të.

“Do ta rrah sërish, i ka prerë biletën vetes, vetëm nëse rri me polici 24 orë se kështu personalisht nuk do ta kem problem”, tha reperi duke e quajtur të pabesë Stinen.

“Njerëzit e pabesë kështu e meritojnë, t’i degjenerosh sa herë t’i shohësh”.

Tutje rep artisti shtoi se ai dhe Stine më parë kishin raporte të mira madje kishin bashkëpunuar edhe në muzikë, por tani e tutje gjërat janë ndryshe.

“Kemi punuar bashkë, kemi ngrënë bukë bashkë, por na preu në besë dhe kjo ul poshtë gjithçka. Ishte edhe ai dikur i rëndësishëm për mua e lëre Flori”, tha për fund Lushaj.

Ndryshe, megjithëse i përfshirë në këtë rast Stresi ende nuk është ftuar nga policia dhe as nuk u akuzua nga Stine, i cili në polici thuhet të ketë mohuar se ka sulmuar Florin duke thënë se ai ishte vetë plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button