Spasovski, zbardh emrat e titullarëve të VMRO-s që pa të drejtë kanë shfrytëzuar benefitet e MPB-s

Dhjetëra funksionarë të VMRO-DPMNE-së dhe të Qeverisë kanë shfrytëzuar automjete dhe sigurim nga MPB-ja, vetëm me urdhër gojor dhe pa vendim sepse privilegjet u kanë qenë të domosdoshme. Skandalin e zbardhi, ministri i brendshëm Oliver Spasovski, bashkë me listën e personave të cilëve u janë mundësuar këto privilegje, njofton Alsat M. Mes personave që kanë shfrytëzuar automjete dhe sigurim janë:

Kiril Bozhinovski – Sekretar i përgjithshëm i Qeverisë
Emil Dimitriev – Deputet dhe sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së
Mihajlo Manevski – Ish ministër i Drejtësisë
Martin Protugjer – Këshilltar i Kryeministrit
Goce Gjukleski- Qendra koordinuese nacionale
Johan Tarçullovski – ish i dënuar për “Lubotenin”
Amdi Bajram- deputet.

“Këto janë lëshime procedurale serioze që tregojnë faktin se në Maqedoni, partia nuk është e ndarë nga shteti. MPB-ja nuk ka qenë e Maqedonisë por e VMRO DPMNE-së. Kjo është e paligjshme, jashtë të gjitha autorizimeve ligjore, vetëm me urdhër gojor nga ana e autoriteteve. Do të shqyrtohen të gjitha indikacionet. Bëhet fjalë për dyshime për tejkalimin e kompetencave që kanë dëmtuar MPB-në. Qindra njerëz janë angazhuar për sigurim me vendime subjektive, dhe është konstatuar keqpërdorim në afat prej 24 orësh të automjeteve zyrtare, ndërsa shërbimet operative dhe inspektoratet nuk kanë automjete ose shërbehen me automjete të vjetra”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i brendshëm.

Sipas Spasovskit, nga këto vendime llogariten dëme të mëdha materiale të shkaktuara, ndërkohë që është lëshuar urdhër që automjetet t’i kthehen urgjentisht policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button