LSDM: Politikat e Nikolla Gruevskit po e dëmtojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka reaguar kundër ndotjes së ajrit.

“Qytetarët e Maqedonisë edhe sot po thithin helm në vend të ajrit. Sipas të dhënave zyrtare nga stacionet matëse, ndotja e ajrit në Shkup është po thuajse 10 herë mbi të lejuarën”, thuhet në reagimin e tyre.

Nga LSDM thonë se në Manastir dhe në Tetovë grimcat PM 10 janë mbi 12 herë të lejuarën, ndërsa në Kërçovë 5 herë mbi kufirin e lejuar.

“Nikolla Gruevski ka shpenzuar 630 milion euro për përmendore në Shkup, ndërsa qytetarët po ngulfaten në ajër të papastër. Politikat e Nikolla Gruevskit po e dëmtojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve. Pasojat e ajrit të ndotur për shëndetin e qytetarëve janë seriozisht të rrezikuara. Përderisa shpenzohen para për përmendore, reklame dhe LED televizor, njerëzit në Maqedoni vdesin për arsye të përqindjes së lartë të grimcave kancerogjene në ajër”, përfundon reagimi i LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button