Bashkëpunim i “thellë” për energjinë mes Asadit dhe DAESH-it

Regjimi i Bashar al Asadit në Siri dhe organizata terroriste DAESH krahas bashkëpunimit në sektorin e naftës, ata bashkëpunojnë edhe në përdorimin e përbashkët të infrastrukturave të energjisë elektrike dhe të gazit natyror. DAESH teksa ka mundësinë që të presë energjinë elektrike dhe të gazit natyror i jep jetë regjimit të Asadit duke mos e kryer këtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Si pasojë e bombardimeve të Rusisë në gjysmën e dytë të nëntorit disa impiante të naftës dhe gazit në Deiru’z Zor të cilat janë nën kontrollin e DAESH janë dëmtuar, ku edhe linjat e tubacionit të gazit në rajonin nën kontrollin e regjimit janë dëmtuar gjithashtu. Si pasojë e kësaj në qendrat e prodhimit të energjisë elektrike të bazuara mbi gazin nën kontrollin e regjimit të cilat ndodhen jashtë qendrës dhe zonave përreth Deiru‘z Zor ka patur probleme të mëdha duke zgjatur edhe më shumë ndërprerjet e energjisë elektrike në zonën e Asadit.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore për shkak se prodhimi i energjisë elektrike në Siri është i bazuar mbi gazin natyror kërkohet që këto linja të tubacioneve të funksionojnë në mënyrë të efikase.

Sipas informacioneve që AA ka marrë nga burimet e sigurisë mësohet se njësitë e shërbimeve inteligjente të Turqisë që ndjekin komunikimet e ushtrisë së Sirisë kanë vërejtur dhe konstatuar bashkëpunimin e regjimit të Asadit dhe të organizatës terroriste DAESH për të kapërcyer këto probleme në fjalë.

Sipas këtyre regjistrimeve regjimi i Asadit brenda javës ka dërguar një ekip për të riparuar linjën e tubacionit të gazit në rajonin Merije në Deiru‘z Zor që ndodhet nën kontrollin e DAESH-it.

Në një urdhër të bërë nga baza e ushtrisë ndaj njësive në Serde, Xhefra dhe të aeroportit të cilat ndodhen afër në Merije urdhërohet që në asnjë mënyrë të mos hapet zjarr ndaj ekipit që do të hyjë në zonën e kontrolluar nga organizata dhe i cili riparojë linjën e tubacionit të gazit.

Ndërsa theksimi në këtë lançim se ekipi i dërguar në rajonin e DAESH-it nuk janë punonjës të regjimit të sjell në mendje se këto teknikë mund të jenë të huaj nga një palë e tretë.

Ndërsa pasi DAESH-i pranon në zonën e kontrolluar prej tij ekipin riparues tregon se me regjimin e Asadit janë kryer më parë këto marrëveshje.

Ndërsa ushtaraku në lançimin e tij njoftues shprehet se: “Nëse qëllojmë (personat që do të riparojnë tubacionet e gazit) ndërpritet energjia elektrike e të gjithë Sirisë, dhe tregon se organizata ka në dorë pika të fuqishme të cilën nuk e përdor kundër regjimit.

Ndër të tjera në urdhër-njoftimin duke synuar për DAESH-in jepet informacioni se “ka marrëveshje me nesh në çështjen e riparimit të linjave të tubacionit të gazit që janë të nevojshme për energjinë elektrike”.

Tregtia e naftës mes regjimit të Asadit dhe DAESH-it në javët e fundit edhe në opinionin ndërkombëtarë ka patur debate intensive. Dihet që regjimi i Asadit për shkak të luftës së brendshme ka ardhur në pikën ku nuk prodhon naftë dhe për shkak të sanksioneve ndërkombëtare ai është drejtuar tek DAESH-i. Ndërsa nga zonat nën kontrollin e DAESH-it në drejtim të zonave nën kontrollin e regjimit kryhen furnizime të naftës me tankerë dhe linjat e tubacionit. Departamenti i Thesarit të SHBA-së, në fund të muajit të kaluar pati vendosur në listën e sanksioneve disa emra të cilët kryenin tregti të naftës mes regjimit dhe DAESH-it. Gjithashtu kjo tregti e naftës mes regjimit dhe organizatës terroriste brenda kësaj jave ka tërhequr gjithashtu edhe vëmendjen e qeverisë amerikane, por edhe të disa vendeve evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button