Tragjedi në Indi, përmbytjet ndërprenë energjinë elektrike, vdesin 18 pacientë në një sptal

Përmbytjet e shkaktuara nga moti i keq që ka goditur rajonin Tamil Nadu tashmë në javën e tretë në jug të Indisë kanë marrë jetën edhe të 18 personave tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Uji ka përmbytur edhe spitalin, ka shkatërruar agregatin, duke rezultuar me vdekjen e 18 pacientëve për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Punonjësit shëndetësorë thonë se një kohë të gjatë për shkak të përmbytjeve nuk kanë energji elektrike dhe janë të detyruar të punojnë duke përdorur agregate. Megjithatë, uji ka hyrë në pjesët e lokaleve me agregate dhe i ka shkatërruar ato. Si pasojë e kësaj 18 pacientë kanë vdekur të cilët ishin në kujdesin intensiv.

J. Radhakrishan, një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, tha se hetimi ka filluar në lidhje me ngjarjen dhe për të gjetur, nëse ekziston, personin përgjegjës për këtë ngjarje.

Aksioneve të kërkim-shpëtimit u janë bashkuar edhe pjesëtarët e ushtrisë së Indisë të cilët janë duke punuar për të shpëtuar banorët e bllokuar në ndërtesa.

Në Indi, sidomos në sezonin e shirave monsune, jetën e humbin një numër i madh i njerëzve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button