Avokatët mohojnë akuzat për grupin Kumanovës (Video)

Të hënën, më 7 dhjetor, në Gjykatën Themelore në Shkup do të mbahet seanca për vlerësimin e aktakuzës ndaj 29 personave në rastin e Kumanovës.

Kjo seancë do të mbahet me kërkesë të avokatëve mbrojtës të të akuzuarve në kundërshtim të kualifikimit të veprës penale.

Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizata terroriste dhe për terrorizëm bazuar në neni 394 të Kodit Penal të Maqedonisë.

Sipas dispozitave të këtij kodi, nëse vërtetohen akuzat e Prokurorisë, mund të shqiptohet burg i përjetshëm për të akuzuarit.

Avokatja Artene Ademi-Iseini, avokate mbrojtëse e gjashtë të akuzuarve, për “Tribuna” ka thënë se të akuzuarit e konfliktit të Kumanovës më 9 dhe 10 maj nuk kanë kryer vepër penale terrorizëm dhe nuk janë të përfshirë në organizatë terroriste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button