Tetovë, vritet një 43 vjeçar

Vrasje në mes të ditës në Tetovë. Një 43 vjeçar është vrarë me armë zjarri në ndërkohë që dëshmitarë okularë thonë se sulmuesi ka qenë në biçikletë. Incidenti ka ndodhur në orën 15 e 30 minuta në Reçicë të Vogël, ku viktima ka qenë i ulur ndërsa sulmuesi pasi është afruar me biçikletë ka hapur zjarr duke zbrazur disa plumba dhe është larguar sërish me biçikletë, njofton Alsat-M.

Në bazë të dyshimeve të para mendohet se viktima ka qenë shoferi i ish kryetarit të komunës së Tetovës Sadi Bexheti. Policia është thirrur menjëherë në vendngjarje ashtu sikurse edhe ekspertiza mjekoligjore, të cilët konfirmojnë ngjarjen dhe vazhdimin e hetimeve. Nga policia nuk bëjnë të ditur autorin e mundshëm por thonë se janë në kërkim të tij.

“Viktima quhet Hasmir Hasani, i lindur me 24 08 1972, nga fshati Lisec ku edhe jetonte. Sipas rezultateve të para deri tek të cilat erdhëm në vendin e ngjarjes, është vrarë me një plumb të shkrepur në afërsi të zemrës, me siguri është kapluar edhe zemra. Vdekja ka ngjarë në vend, ndërsa i dyshuar për vrasjen është Xhafer Osmani – Xhafo nga Tetova me banim në Ivo Ribar Llolla. Vrasësi për momentin është në ikje, dhe po bëhen përpjekje për kapjen e tij, por sipas përvojës sime disa vjeçare si prokuror publik besoj se ai do lajmërohet vet në polici”, tha Branisllav neshoski, Prokuror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button