Çështja e mediave, vazhdojnë mospajtimet mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së

Sot kanë vazhduar bisedimet në Klubin e Deputetëve lidhur me çështjen e mediave, raporton Portalb.

LSDM dhe VMRO, edhe sot nuk kanë dhënë ndonjë sinjal pozitiv se mund të arrihet marrëveshje, për çështjen në fjalë. Të dy partitë, hedhin akuza ndaj njëra tjetrës, përderisa bisedimet ende zvarriten.

“Zyrtarisht kërkoj nga organizatat e gazetarëve, OJQ-të, shoqatat e ndryshme kulturore, të parashtrojnë, në adresë tonë, letrat me propozime për zhvillimin e mediave. Ne nuk pranojmë ligje për rritjen e gjobave, apo partizimin e Këshillit për Media. Në afat prej tre ditëve, presim propozimet për përmirësimin e mediave nga organizatat e ndryshme”, tha përfaqësuesi Ilija Dimovski, raporton Portalb.

Në pyetjen e gazetarëve, se pse nuk pajtohet VMRO-DPMNE me propozimin e Van Hojtes, Dimovski me përgjigje:

“Ne kemi gjitha përvojat e standardeve evropiane. Disa këto nga këto përvoja i kemi propozuar dhe mendojmë se mund të aplikohen në Maqedoni. Qëndrimi jonë është se ne s’duam të jemi të jemi eksperiment”, shtoi Dimovski.

Robert Popovski nga radhët e LSDM-së, fajësoi VMRO-DPMNE-në, për mospërfshirjen e gazetarëve në bisedime.

“Afatet deri më tani disa herë janë shkelur. Ndërsa VMRO-DPMNE-së, sot i kujtohet të iniciojë debat me organizatat e gazetarëve. Kjo është një taktikë e tyre për zvarritjen e bisedimeve. Ata këtë kërkesë duheshte ta bënin më herët. Për ne si LSDM është e pranueshme, gjithçka që ka të bëjë me departizimin dhe lirinë e shprehjes në media”, tha Robert Popovski, raporton Portalb.

Përndryshe, ditë më parë, bisedimet u ndërprenë për shkak se VMRO-DPMNE i braktisi ato, ndërkaq sot kanë vazhduar, por ende pa rezultate konkrete. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button