Çair, banorët shprehen të revoltuar për kaosin e madh në trafik

Zgjerimi i rrugës në lagjen Çairçanja të komunës së Çairit nuk ka ndikuar fare në zbutjen e kaosit në trafik. Gjithandej shihen makina të parkuara pikërisht në dy pjesët e zgjeruara të rrugës ndërsa qytetarët lëvizin me vështirësi në trotuare për shkak të pengesave të shumta, njofton Alsat M.

Qytetarët e anketuar për Alsat thonë se investimi për zgjerimin e vetëm disa metrave rrugë pothuajse është i kot. Sipas tyre, me zgjerimin e rrugës nuk është zgjidhur asnjë problem, por veç se është shkaktuar tollovi më e madhe në komunikacion, ndërsa pjesa e zgjeruar nuk përdoret për asgjë tjetër përveçse për parkimin e veturave.

“100 metra majtas e 100 metra djathtas e asgjë tjetër, shumë pak. Ura nuk është ndërtuar ende, kjo ka nevojë me qenë çdo ditë aktive. Shumë keq, tepër keq, njerëzit nuk kanë rrugëdalje, ne po ecim në vendin e makinave, a makinat janë të parkuara në vendet ku ne duhet të kalojmë. Unë nuk po shoh asgjë këtu, asnjë investim, ndoshta më vonë por momentalisht asgjë”.

Qytetarët madje ankohen edhe për mos funksionimin e urës për këmbësorë e cila tash e disa muaj është e mbyllur si dhe mos shënimin e vijave të bardha. Nga komuna e Çairit bëjnë të ditur se ura do të lëshohet në përdorim, pas përfundimit të punimeve për zgjerimin dhe përforcimin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button