Duhet t’i ndërpresim relacionet me Rusinë që të aderojmë në NATO

Mali i Zi sot ka marr ftesën për t’u bërë anëtare e re e NATO-s. Mali i Zi ka shpallur pavarësinë e saj më vitin 2006. Do të thotë Maqedonia ka paraqitur kërkesën për anëtarësim një vit para se të shpallej pavarësia e Malit të Zi. Megjithatë Mali i Zi ka arritur që brenda 10 viteve ekzistencë ka arritur t’i plotësojë kushtet e NATO-s gjë që Maqedonia nuk e ka bërë as për 25 vite ekzistencë si shtet i pavarur, raporton Portalb.

Njohësit e çështjeve politike fajin e mos perspektivës euroatlantike të Maqedonisë e adresojnë te Qeveria aktuale. Sipas analistit Ismet Ramadani, me entuziazëm dhe me shumë punë Mali Zi arriti të merr ftesën për anëtarësim në NATO, gjë që nuk u vërejt nga politikanët e Maqedonisë. Ndërkaq për profesorin universitar Stevo Pendarovski mosndërprerja e relacioneve me Rusinë Maqedoninë po e largon nga proceset.

“Sa i përket Maqedonisë, në kreun shtetëror nuk kemi pasur ndonjë entuziazëm të sinqertë për anëtarësim në NATO. Nga NATO në nivel të ministrave përmendet Maqedonia. Aty theksohet se nëse Maqedonia zgjidh çështjen e emrit do të marr ftesën e NATO-s, gjithashtu ata shprehin falënderim për pjesëmarrjen e Maqedonisë në operacionet e NATO-s. Mirëpo, nga aty kërkojnë edhe zbatimin pikë për pike të Marrëveshjes së Përzhinos dhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. Do të thotë Maqedonia nga ky Këshill i ministrave të jashtëm pranë NATO-së merr detyra plotësuese. Po të ishte vetëm çështja e emrit dhe po të kishte plotësuar kriteret tjera Maqedonia, atëherë NATO do të përkushtoheshin maksimalisht”, tha për Portalb Ramadani.

Megjithatë, shton ai, Maqedonia për këto vite nuk tregoi gatishmëri, por u zhyt në kriza me elemente destabilizimi. “Kështu që Maqedonisë i duhet shumë punë, shumë përkushtim dhe shumë ndryshime, për të merituar ftesën”, përfundon Ramadani.

Profesori universitar sqaron se NATO ka kritere ushtarako-teknike dhe politike. Në letër është ashtu dhe duhet plotësuar të dyja. Mirëpo në praktikë, nga viti 2002 deri më sot kriteret politike kanë qenë më të rëndësishme.

“Cfarë ka bërë Mali Zi që s’ka bërë Maqedonia. Mali i Zi i ndërpreu të gjitha relacionet me Rusinë. Maqedonia për nga kriteret ushtarako-teknike nuk mund të jetë më poshtë, ndoshta është më lartë. Qeveria e Malit të Zi i ndërpreu relacionet me Rusinë, për këtë arsye u dha rasti dhe bënë reforma në sektorin e mbrojtjes, sepse për NATO-n kjo është më me rëndësi. Nga ana tjetër Maqedonia në vend se ti ndërpret relacionet me lindjen ajo edhe politikisht u afrua me lindjen. Fakt është 18 maji, tubimi i VMRO-DPMNE-së- partisë në pushtet, ku për herë të parë në një tubim partiak në rendet e para kishte, përveç flamujve rusë, edhe foto të Putinit”, theksoi për Portalb Pendarovski.

Ky fakt, sipas tij, dëshmon se është retorikë boshe ajo se ata janë pro BE-së dhe NATO-s, ndërkaq nga ana tjetër nuk bën asgjë konkrete që të afrohemi drejt tyre.

“NATO deri tash nuk e ka ndërruar qëndrimin për zgjidhjen e çështjes së emrit. Megjithatë, BE dhe NATO kanë pasur bashkëpunime, prandaj neve na duhet edhe implementimi i Marrëveshjes së Përzhinos, që do të thotë se ne edhe sot po ta zgjidhnim çështjen e emrit- që nuk ka gjasa në këtë moment, do të duhej të presim prillin e vitit të ardhshëm, për tu vërtetuar se a do të zbatohet Përzhino, përfundon Pendarovski./Portalb

LEXO MË SHUMË: Ja qëndrimi i NATO-s për Maqedoninë

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button