Frikë për luftë, NATO merr masa për të forcuar mbrojtjen ajrore të Turqisë

Duket se erërat e luftës kanë nisur vërtetë të fryjnë dhe këtë e tregon edhe frika që ka pushtuar aleatët e NATO-s, teksa po planifikojnë të dërgojnë aeroplanë patrullimi dhe raketa për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ankarasë në kufirin e saj me Sirinë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat turke, të cilat citojnë zyrtarë të lartë.

Lajmi i publikuar ne mediat turke

Ndërsa vendet e NATO-s kërkojnë të sigurojnë Ankaranë mbi pasojat e sulmeve të Rusisë në hapësirën e saj ajrore, një vendim nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara për të hequr avionët e tyre patrullues nga Turqia ka lënë që aleatë të tjerë të veprojnë për të mbushur boshllëkun.

Ndërsa hapat gjermanë dhe amerikanë u vendosën disa javë më parë, ndërhyrja surprizë e Rusisë në luftën civile të Sirisë në muajin shtator ka vënë në lëvizne vendet e NATO-s për t’i dhënë ndihmë shtesë forcave ajrore të Turqisë.

Spanja tani është vendi i vetëm i NATO-s me avionë patrullues në Turqi.

“Ne duhet të përdorim aftësitë që kemi për t’iu kundërvënë kërcënimeve në krahun jugor të NATO-s”, tha ministri i Jashtëm lituanez Linas Linkevicius Reuters në Bruksel gjatë takimeve me ministrat e tjerë të jashtëm të NATO-s.

Diplomatët thanë se masat përfshijnë edhe dërgimin e më shumë anijeve nga anëtarët e NATO-s në Mesdheun lindor, më shumë aeroplanë të NATO-s me në bazën turke në Incirlik dhe më shumë avionë patrullues përveç atyre të Spanjës.

Ministrat e jashtëm thanë në një deklaratë se situata në kufirin e Turqisë me Sirinë dhe Irakun ishte “shumë e paqëndrueshme” dhe janë angazhuar për të rritur mbrojtjen ajrore të Turqisë. /panorama/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button