Ftesa e NATO-s për Malin e Zi, e rëndësishme për integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor

Vendimi i sotëm i ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, që të ftohet Mali i Zi për anëtarësim, sjell që ky vend edhe zyrtarisht të  fillojë procesin e negociatave për t’u bashkuar me aleancën ushtarake, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kjo është një ditë e mirë për Malin e Zi, një ditë e mirë për Ballkanin Perëndimor dhe Aleancën”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg me rastin e vendimit.

Që nga viti 2009, NATO-ja dhe Mali i Zi janë duke punuar intensivisht në Programin e Veprimit për anëtarësim të plotë – MAP, që u kurorëzua sot me dërgimin e ftesës.

“Ka edhe shumë punë para nesh”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, dhe shtoi se: “Mali i Zi duhet të vazhdojë më intensivisht rrugën e reformave, duke i përshtatur kapacitetet e saj mbrojtëse, duke punuar për reformuat e përgjithshme të shoqërisë, sidomos kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe për të siguruar mbështetje tek masa e tyre për t’u bashkuar me aleancën ushtarake”.

Negociatat me Malin e Zi për anëtarësim në NATO duhet të fillojnë në ditët e para të vitit të ardhshëm. Pas përfundimit të tyre, aleanca ushtarake dhe Mali i Zi do të nënshkruajnë dokumentin e anëtarësimit, i cili do të hyjë në fuqi pas miratimit të 28 parlamenteve të vendeve anëtare të NATO-s. Pas përfundimit të këtij procesi, Mali i Zi do të bëhet zyrtarisht anëtari i 29 i Aleancës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button