Spasovski: Hulumtojmë për letërnjoftimet dhe për sistemin AFIS

Pas vizitës të policëve të lënduar gjatë përleshjeve me refugjatët në Gjevgjeli, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski u prononcua edhe sa i takon falsifikimit të letërnjoftimeve dhe sistemit AFIS i cili nuk funksionon për 14 muaj, njofton Fokus.

“14 muaj sistemi AFIS nuk punon dhe nuk mund të kontrollohen vijat e gishtërinjve. Hulumtimi nuk është bërë për shumë vite. Kjo është dëmtim serioz i sigurisë, të mos mund të kontrolloni njerëz që kanë bërë vepra penale ose që kanë marrë pjesë në aktivitete ilegale. Për këtë, për falsifikimin e letërnjoftimeve punojmë me profesionistët e MPB-së për hulumtime cilësore që do t’i zgjidhin problemet e qytetarëve dhe të mos krijojmë problem të reja.” – tha ministri Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button