OSBE dhe ODIHR: 300 monitorues për zgjedhjet e prillit

Sipas vlerësimeve të ODIHR-it, ka ende shumë çështje, për të cilat do të ishte e dobishme vëmendje e vazhdueshme, duke përmendur me këtë rast ndryshimet e reja ligjore rreth zgjedhjeve, punën e administratës zgjedhore, procedurën për azhurnimin e listës zgjedhore, fushatën zgjedhore, trysninë e mundshme ndaj votuesve, keqpërdorimin e resurseve shtetërore dhe mbulimin mediatik.

“Ndryshimet kyçe të Kodit Zgjedhor përfshijnë dispozita të reja që kanë të bëjnë me sistemin zgjedhor jashtë vendit, me formën dhe kompetencat e Komisionit shtetërore zgjedhor, me mbulimin mediatik, me financimin e fushatës si edhe me marrjen e masave për mbrojtje të votuesve nga trysnia dhe nga keqpërdorimi i resurseve shtetërore”

Në raport, ODIHR-i shfaq shqetësim për gjendjen e mediave dhe jep disa rekomandime për përcjelljen e fushatave dhe të zgjedhjeve.

“Ekzistojnë shqetësime për mungesën e balancimit dhe të paanshmërisë gjatë raportimeve të mediave, përfshi edhe shërbimin publik radio-difuziv, si edhe për ndarjen selektive të mjeteve publike për mediat proqeveritare. Përfaqësuesi i OBSE-s për lirinë e mediave, u bën thirrje autoriteteve që të zbutet trysnia ndaj mediave dhe të respektohet mendimi i lirë dhe kritik”

Ndërkaq, nga Asociacioni qytetar Most, paralajmëruan se për shkak të situatës specifike në vend, do të fillojnë më herët me aktivitetet. Nuk do ta ndjekin vetëm fushatën, por edhe vetë përgatitjet dhe gjithë procesin para shpalljes së zgjedhjeve. Sipas tyre, zgjedhje të rregullta dhe fer mund të priten, vetëm po qe se respektohen afatet e caktuara në Marrëveshjen e Përzhinës.

“Edhe pse janë vonuar pak, megjithatë janë bërë hapa pozitivë në implementimin e Marrëveshjes. Por, deri në zgjedhje mbetet akoma punë dhe prandaj u apelojmë të gjithë aktorëve që seriozisht të përkushtohen në zbatimin e marrëveshjes. Pasja e kushteve për zgjedhje të lira dhe fer varet nga vullneti i të gjithë palëve të përfshira dhe nga respektimi i ligjeve që kanë të bëjnë me mbajtjen e zgjedhjeve”, thotë Zlatko Dimitrioski nga Most.

Nga “Most”-i bënë me dije se për shkelësit e ligjeve do të ketë edhe sanksione. Kushtet për zgjedhje korrekte varen edhe nga shqiptimi i dënimeve, në rast mosrespektimi  të rregullores.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button