VMRO-DPMNE kërkon llogaridhënie për letërnjoftimet e rrejshme nga MPB!

VMRO-DPMNE kërkon llogari nga ministri i ri i brendshëm Oliver Spasosvki për skandalin e falsifikimit të 30 mijë letërnjoftimeve. Deputeti i VMRO-së Antonio Milloshoski kërkoi nga Spasovski që të mos fshihet por të dalë dhe të shpjegojë skandalin, njofton Alsat-M.

“VMRO kërkon nga ju si ministër teknik i punëve të brendshme, pas një jave, të mos fshiheni, të dilni dhe publikisht të tregoni se kush i falsifikoi 30.000 letërnjoftimet? A janë të falsifikuara? Si, dhe ku janë falsifikuar? Kush kujt i ka ndihmuar? Ku janë përdorur këto të ashtuquajturat letërnjoftime? Ku është pjesa tjetër e 29990 letërnjoftimeve të cilat javorja “Fokus” ende nuk ia ka dorëzuar MPB-së? Nuk ka më vend për vonesa dhe manovra politike, edhe pse ju jeni ende sekretar i përgjithshëm i LSDM-së nuk mund të silleni vetëm si një ushtar partiak i LSDM-së, ju duhet të tregoni kapacitet se dini ta drejtoni MPB-në,” u shpreh Antonio Milloshovski, Deputet i VMRO DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button