ABAZËT dhe ZIJAZËT

Situatë e egër, jemi njerëz që ende lëvizim si fundërrina të mesjetës. Nuk më preokupon fakti se si sot i mbijetojmë humnerës ose ferrit të Dantes, por më preokupon fakti se gjithçka që bëjnë shqiptarët ndërmjet veti ose më saktësisht Abazët dhe Zijazët është turp e shkuar turpit…

U kërkoj ndjesë Zijazëve për etiketimin e tillë, por thjesht nuk durova më. Thjeshtë më revoltuan shkrimet e studentes sikur “na kërcënuan me…”. Nuk dua të përsëris fjalë që më acarojnë…
Një realitet që është poshtë këmbëve tona, me banorë që të vënë stërkëmbësh, të rrëzojnë, të hedhin baltë, të kërkojnë falje në mes të ditës, për të marrë jetën në mes të natës, pastaj të vrasin, dhe në fund thonë u vetëvra.
Është mjaft interesante ta shohësh reaksionin kimik, asgjësimin e tyre. Mbi të gjitha të dy palët si Abazët ashtu edhe Zijazët do të mbeten dhe do të kujtohen si mostra të degjenerimit të racës së tyre partiake.
Eh, mësuesi i Zijazëve lëshoi sallën, mandej studentët, mandej vërsulja e banditëve të Abazëve, mandej kërcënimi, mandej dalin Abazët shfajësohen, jo ne s’kemi alibi. Turp. Mjaftni më. U lodhëm me broçkullat tuaja. Na lodhët më! Zhdukuni nga pushteti. Ikni.
Ushqimi i tyre është etja për pushtet. Ashtu si peshku që e han peshkun ashtu edhe abazët dhe zijazët bëjnë ndërmjet tyre.
Ka personazhe që mbajnë mbi vete agresivitetin-imoralitetin, Kurthin-gënjeshtrën, keqkuptimin-dhembshurinë, një nga shtatë mrekullitë dhe shëmtitë e shpirtit njerëzor: Falja përballë mosmirënjohjes…
Aty ku e vërteta politike  dhe fantazia e tyre e rremë janë shkrirë bashkë dhe nuk mund të sërviren si provë.
Edhe nëse rasti i tyre një ditë do të kthehet në kronikë të zezë, që nga bota e përtejme do pëshpëritin: “Eh, ne thjeshtë donim t’i shërbenim kurajos qytetare, popullit të mjerë dhe jo stomakut të pushtetit”. E rëndësishme është se tashmë fatura dihet publikisht “Kush kundër kujt” “Cilët mund të vrasin Kë” Dihet, ne se kemi luftën ndërmjet palës tjetër etnike, asnjëherë, ne nuk i urrejmë ata. Respekte për ta…. edhe nëse na pështyjmë do u themi: më fal. Edhe nëse na shajnë do u themi: Respekte. Ne çështjen e kemi ta shkatërrojmë njëri tjetrin.

Kur do e kuptojë ky popull se vriten në mes veti
Kur do e kuptojë ky popull se patriotizmi ka vdekur moti dhe se  ne duam vetëm të mbijetojmë dhe ti rrisim fëmijët.
Kur do e kuptojë ky popull se s’duam të hamë politikë ..
E kur do e kuptojnë Abazët e Zijazët se janë specie drejt zhdukjes.

Ju jeni kamikazë dhe do të mbesni të tillë…. Por kamikazë që vrasin popullin e vet… Shqiptari duhet ta mbrojë njëri tjetrin, shqiptari duhet të ndjehet krenar për shqiptarin, e ju ç’bëni.. Ndoshta fëmijëria u ka mësuar universitetin e gënjeshtrës, pastaj rebelizimin, etjen për pushtet korrupsionin me dëshirë, dhe më vonë hakmarrjen kurse populli i shkretë, viktimizohet brutalisht nga uni politik.
Lufta vazhdon. Rangu i dytë Zijazi kundër Abazit.
Eh, kësaj i thonë politikë… Turp!

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Kot skane thënë “Sa më shumë lexoni për politikën, aq më shumë arrini të pranoni se cdo parti është njëra më e keqe se tjetra” përgëzime shum autorin e shkrimit. Analizë thumbuese si për njërën palë ashtu edhe për tjetrën…

  2. E paska qa… Realiteti sot, po do ishte me mir tu drejtoheshe pa metafor; Abazit ti thoje ALI E ZIJAZIT e dini vet mo

  3. Ja ke fj kot or tëj….Abazi osh ça shtuar si osh zijazi nuk ka qen kërceu po msusi muzikës mos e ngatërrohet leshin se nuk jon bashkëpronësisë zijazi me msusin…atë msusi ska dal për hesap yë zijazi or tëj I ke nga tru kabllot mduket….msusi osht majtist zijazi djathtist Abazi asnjoni…ç’e ku osh e vërteta kur nuk pe dini pse un po e njofi ene Abazin mashtrusin ene zija frizuren ene msusin…msusi osht majtist ene spajtohet me frizurën as me Abazi mashtrus in jan tre drejtime o njerz kur si din mshelni.ene ki qi ka shkruat nuk I nje as msusin as frizurën po veç Abazi .Un pi njofi tu di skandalin lidhje bashkëpronësisë ata….njihen kundrshtar e kan të pr bashku Abazi po mes veti nuk pajtohen.

  4. z. Liri spaske tru ta kuptojsh shkrimin, ky autori që e paska shkrujt kët shkrim spo mbron as frizurën as alien as nuk e ka sha msusin, shko njëher nisja pi klasës parë mso, shko msoi figurat stilistike njëher e kupto..
    O Zotri ktu e gjithë esenca o të ikin nga pushteti manipulust që mos ui manipulojnë edhe qytetarët si puna msusit edhe studentve.. IKKKK njiher mso tzbërthesh metafora.
    Bravo autorit, po puna o që su bëjn përshtypje shumm shkrimet ato qjan në pushtet. BRAVO

  5. Liri ktu shahet partia e jo msusi, ska gjo në adresë te msusit ato jon viktima… hehhe e kush ttha që ata pajtohen o zot.. MPËLQEN SHKRIMI

  6. ska qta njofish personalisht as njonin as qetrin diet qka kan bo per vendin kto, tej LIRI ARAVE JA PASKE FEJT…. Autori i paska ra fijes, ne tikin ma mejr. mpelqen

  7. skeni faj turp e shkuar turpi… skeni faj kur thoni për palën tjetër etnike, ne çdoherë do të mbështetemi tek këmbët e tyre se jemi se jemi frikacakë., edhe tna pështyjmë ske faj do u themi më fal… Bravo smbushemi me tru ne jooo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button