Gazetari me themele në rërë dhe mjegull

[Recension: Parashikimi po realizohet: Gjyshe Vangja parashikoi se Putini do të sundojë me botën?]

Kjo përmbajtje mediatike përmbush vetëm dy funksione: atraktivitetin (në këtë rast, më tepër – senzacionalizmin) dhe lexueshmërinë. Këur këto dy funksione do të realizoheshin me standarde profesionale gazetareske – qoftë edhe sikur të bëhet fjalë për senzacionalizëm, asgjë nuk do të ishte kontestuese. Mirëpo, nëse kjo bëhet me manipulim, atëherë jemi larg standardeve profesionale dhe etike të gazetarisë.

11232015-Telegraf-VangjaLinku deri te artikulli origjinal: Parashikimi po realizohet: Gjyshe Vangja parashikoi se Putini do të sundojë me botën?

Data dhe koha e publikimit: 21.11.2015

Data e recensionit: 24.11.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

I tërë teksti, duke e përfshirë edhe titullin dhe nëntitullin, janë përpiluar pa argumente. Është vendosur një përmbajtje “gazetareske” në themele të rërës dhe të mjegullës, gjegjësisht në një parashikim maksimalisht të përgjithshëm të një burimi absolutisht joracionale – Gjushe Vangjës.

Që të jemi precizë dhe konsekuentë deri në fund gjatë argumentimit tonë, po ua paraqesim këtu “parashikimin” e gjyshes:

Nuk ka fuqi që do të mund ta shkatërronte Rusin. Rusia do të zhvillohet, do të rritet dhe do të lulëzojë. Askush nuk mund ta ndalë atë vend të madh.

Sikur edhe ta marrim gjyshen si burim, si ka mundësi të nxirret një titull i tillë dhe të formulohet një tekst i cili sugjeron se parashkimi po realizohet dhe se Putini do të sundojë me botën?!?

Gjyshja nuk e përmend, e as që e parasheh Putinin.

Prandaj themi se këtu hasim në shtrembërim të deklaratës së “burimit”, e kjo nuk është asgjë përveç se – manipulim. Ky manipulim është rezultat i histerisë globale e cila nga kryetari rus bën mit. Afirmimi i miteve është në kundërshtim me afirmimin e të vërtetës, për shkak se mitet janë po aq armiq sa edhe gënjeshtra, për se edhe ato – sikurse edhe gënjeshtra, janë këmbëngulëse, të dhunshme dhe joreale.

Ja. Ky është rezultati kur parashikuesit bëhen burim në gazetari.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button