Në Shkup shënohet dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave

Në prani të zyrtarëve qeveritarë, trupit diplomatik, si dhe organizatave të ndryshme nga shoqëria civile, sonte në qendër të Shkupit u shënua dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas, raporton Anadolu Agency ( AA).

Personat që erdhën për të shënuar Ditën kundër dhunës ndaj grave, organizatori u dha shall ngjyrë portokalli dhe një ombrellë me po të njëjtën ngjyrë, ndërsa të pranishmit formuan një rreth uniteti që bashkërisht ti thonë “JO” dhunës ndaj grave.

“Jemi këtu për të shprehur përkushtimin tonë që dhuna ndaj grave mos të trajtohet vetëm atëherë kur ka dhunë ose vetëm në ditën e cila shënon luftën kundër dhunës, por përkundrazi të themi se kemi nevojë për tolerancës, eliminim të të gjitha formave të diskriminimit, duhet të  dënojmë të gjitha format  të diskriminimit, stigmatizimit dhe gjuhës së urrejtjes “, tha ministrja për Punë dhe Politikë Sociale e Maqedonisë, Frosina Remenski.

Mesazhe në të cilat dënohet dhuna ndaj gruas, dërguan edhe përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara në vend, si dhe ambasadorët e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës etj.

Delegacioni i BE-së dhe zyrës së OKB-së në Maqedoni, me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës Ndaj Grave, 25 Nëntorit,  do të zhvillojë një fushatë 16-ditore me qëllim të ndalet  shkelja e të drejtave të grave.

Studimet në nivel botërorë flasin se një në tri gra në  botë janë viktima të formave të ndryshme të  dhunës.

Për simbol i një të ardhmeje më të ndritshme, pa dhunë ndaj grave,  është zgjedhur ngjyra e portokalltë, thonë organizatorët të cilët njoftuan se do të ndërmarrin një sërë veprimtarishë në 16 ditët e ardhshme, në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e të gjithë shoqërisë për të eliminuar secilën formë të dhunës ndaj grave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button