Erdogan bisedë telefonike me homologun e tij francez, Hollande

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin francez François Hollande në lidhje me çështjen e rrëzmit të avionit rus që shkeli hapësirën ajrore turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të burimeve të presidencës mësohet se në bisedën telefonike mes Erdoğan dhe Hollande është diskutuar rreth rrëzmit të avionit që shkeli hapësirën ajrore turke në kufirin e Sirisë.

Erdoğan në bisedë presidentit Hollande i ka dhënë informacion rreth ngjarjes ku dhe Hollande ka shprehur se mbështesin të drejtën e Turqisë për të mbrojtur sovranitetin e tij kombëtar.

Në bisedë dy liderët kanë cekur edhe çështjen se nuk duhet të përshkallëzohen tensionet në rajon dhe gjithashtu Erdoğan dhe Hollande kanë vënë në dukje edhe rëndësinë për t’u përqendruar në luftën kundër organizatës terroriste DAESH nga pikëpamja për të siguruar procesin e tranzicionit politik në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button