Bëhuni gati për Li- Fi!

Bota ngadalë mund të bëhet gati të kalojë nga Wi- FI në Li-Fi, një teknologji alternative që shkencëtarët thonë se arrin shpejtësi 1 Gbps, 100 herë më i shpejtë se Wi- Fi, transmeton TCH.

Me këtë shpejtësi mund të shkarkoni një film HD në vetëm pak sekonda. Një kompani që quhet Velmenni ka thënë për IBTimes se kjo ka nxjerrë teknologjinë nga laboratorët në zyrat e botës reale dhe mjediset industriale në Estoni, ku mendohet të arrihen këto shpejtësi.

Li-Fi transmeton të dhënat duke përdorur dritat led, që fiken e ndizen me nanosekonda të paperceptueshme nga syri i njeriut. Ajo është shpikur në 2011, dhe në laborator është e aftë të arrijë një shpejtësi plot 224Gbps.

Ndryshe nga Wi- Fi i cili penetron në mure, Li-Fi bazohet tek drita, dhe teorikisht është më e kufizuar. Megjithatë, pikërisht për shkak të këtij kufizimi Li- Fi është gjithashtu më i sigurtë nga vjedhja e tij.

Li-Fi hap më shum ëmundësi për aplikacionet e smart home. Në të ardhmen, llampat LED për shtëpinë mund të shërbejnë për dy funksione, të ndriçojnë dhomën dhe të ndihmojnë në krijimin e një rrjeti në shtpi për paijisjet për të folur me njëri-tjetrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button