Shkencëtarët kinezë zhvillojnë lazerin më të fuqishëm në botë

Shkencëtarët kinezë kanë zhvilluar lazerin më të fuqishëm në botë, kurse forca e saj e rrezeve arrinë në 5.13 miliardë megavat, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas South China Morning Post, shkencëtarët nga Instituti Kinez i mekanikës precize dhe optikës në Shangai kanë prodhuar lazerin më të fuqishëm në botë ndonjëherë, ndërsa duke patur parasysh fuqinë e rrezeve, lazeri mund të përdoret në fusha të ndryshme nga fizika bërthamore deri në industrinë e armëve.

Studimi i shkencëtarëve kinez është publikuar në revistën “Optics Letters.

Fuqia e rrezeve lazer është matur në 5.13 miliardë megavat, duke e bërë atë lazerin më të fortë në botë. Shkëndija e rrezeve lazer zgjati vetëm një femtosekond (PF) ose 30-katrilionit të një sekonde.

Shkencëtarët kinezë kanë lënë pas edhe shkencëtarët japonezë, të cilët dy muaj më parë thyen rekordin botërorë dhe prodhuan një lazer me rreze të fuqisë prej dy miliardë megavatësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button