EKSKLUZIVE: Shkup, nesër protestojnë gazetarët

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e gazetarëve dhe Instituti maqedonas i mediave nesër në ora 11, para Klubit të deputetëve do të organizojnë protestë, për shkak refuzimit të partive politike që të në bisedime të inkuadrohen edhe përfaqësues të gazetarëve, raporton Portalb.

Kreu i SHGM-së Naser Selmani për Portalb ka konfirmuar protestën e nesërme. Sipas tij, mosinkuadrimi i gazetarëve në bisedime është i papranueshëm.

“Nesër ora 11, para Klubit të deputetëve, do të protestojmë për mospërfshirjen tonë në bisedimet ku po trajtohet problemi i mediave. Ne nuk kërkojmë të shkojmë atje t’u imponojmë qëndrimet tona, por është e drejtë e jona të dimë se për çfarë bisedojnë dhe për çfarë merren vesh partitë politike lidhur me mediat, ne kërkojmë që të na jepet mundësi t’i shohim zgjidhjet, t’i analizojmë dhe të kemi mundësi që të ndërtojmë qëndrime para se të miratohen në Kuvend. Kjo është ideja jonë, do të bëjmë çmos t’i bindim partitë politike se kjo mënyrë jo transparente e bisedimeve është jo produktive. Është e paimagjinueshme të vendosësh për fatin e gazetarëve, ndërsa gazetarët dhe mediat i përjashton nga procesi”, tha për Portalb Selmani.

Burime të Portalb brenda grupeve punuese thonë se për një moment takimi i sotëm mes grupeve punuese ku është diskutuar çështja e mediave është  ndërprerë, por me presion të ndërkombëtarëve ajo ka vazhduar.

Pas pushimit disa ditor, sot në Klubin e deputetëve kanë vazhduar bisedimet për pyetjet lidhur me mediat. Lehtësuesi Piter Vanhojte këto ditë ka qenë në konsultime në Bruksel, pasi u tejkalua edhe një afat nga Marrëveshja e Përzhinos. Lehtësuesi Piter Vanhojte ka caktuar ditën e premte si ditë të fundit për finalizimin e problemit të mediave./Portalb

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button