Hasani: Ta përkrahim klubin nga triubuna (Video)

Kapiteni Ferhan Hasani ka folur para takimit me Vardarin, duke reflektuar optimizëm për ecurinë e skuadrës. Ai ka kërkuar mbështetje nga publiku, pasi ekipi ka nevojë të ndjejë besim në luftën për tituj.

Kapiteni Ferhan Hasani fton në unitet para sfidave të rëndësishme që e presin ekipin në periudhën që pason. 2 pikë larg vendit të parë dhe çerekfinale të Kupës ku përballë do të kemi Vardarin është ecuri e duhur e ekipit, ndërsa tani duhet të bashkohen forcat për kalim të suksesshëm të sfidave.

Hasani vlerëson se publiku duhet të tregojë më shumë durim dhe më shumë se kurrë tani të mbështet ekipin, pasi futbollistët kanë nevojë për përkrahje nga tribuna. Takimi i parë i 1/4 së finales së Kupës, Shkëndija-Vardari luhet të enjten në stadiumin në Çair, me fillim në orën 13:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button