Krenarë për manipulimet e mëdha

[Recension: LSDM-ja dhe mediet opozitare krenarë me narkomanët dhe kriminelët me dosje të mëdha]

Autorët e kësaj përmbajtjeje mediatike i kanë caktuar detyrë vetes që në fjalinë e parë të këtij teksti:

“LSDM-ja ka rënë në nivel aq të ulët sa që erdhi koha të pajtohet dhe të mbrohet me Boshko Josimovski e quajtur “Cërven” (I kuqi), i njohur për kryerjen e veprave të rënda penale, vjedhjeve të rënda, tentimeve për vrasje, i dënuar për narkotikë.”

Pastaj vazhdon një pjesë përplot me teza dhe me argumente të paqëndrueshme të cilas assesi nuk mund ta mbështesin qëllimin për shkak se prej saj buron motivim i pastër politik.

“Argumenti” i vetëm me thonjëza të trasha, sipas fjalëve të autorit të këtij teksti, është se “’Fokus’-i opozitar bëri një intervistë të madhe…”.

Me veprimin e këtillë kjo përmbajtje e anshme politike i shkel dy nene të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë.

11232015-Republika-SDSMNarkLinku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja dhe mediet opozitare krenarë me narkomanët dhe kriminelët me dosje të mëdha

Data dhe koha e publikimit: 18.11.2015

Data e recensionit: 23.11.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Si e para, kur në një tekst gazetaresk etiketohet një medie tjetër për shkak se ka publikuar intervistë me ndonjë person, i cili pa asnë dëshmi lidhet me një parti të caktuar politike, kjo është në kundërshtim me nenin 16 të Kodit, i cili thotë:

Gazetari do ta ruajë reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin e ndërsjellë dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesaspet me individë, duke i përfshirë edhe kolegët e tij.

Si e dyta, veprimi i tillë zbulon një anshmëri të theksuar ndaj garniturës politike në pushtet dhe kjo e bën këtë tekst shumë të anshëm. Ndërsa neni 14 i Kodit, thotë:

Raportimi nga proceset policore, veçanërisht nga zgjedhjet, duhet të jenë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.

T’i kthehemi tezës iniciale prej ku buron tërësia dhe qëllimi i tekstit që e recensojmë. Qëllimi gazetaresk i cili ushqehet me metodologjinë e tillë, të etiketojë dhe ta publikojë sjelljen individuale të dikujt, dhe këtë ta lidhë me ndonjë parti politike, është shumë i pahijshëm. Veçanërisht pasi nuk ka asnjë deklaratë ose dëshmi se ai është anëtar i asaj partie.

Edhe më pak gazetaresk është veprimi që karakteristikat e cilit do qoftë inidivid t’u “ngjiten” partive politike. Ky është vetëm dhe vetëm një veprim jokorrekt dhe joetik politik, i cili nuk duhet të ketë asnjë lidhje me gazetarinë profesionale.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button