Makina përplas për vdekje 47 vjeçarin nga Tetova

Banori i Tetovës, 47 vjeç J.Gj. sot ka humbur jetën në Klinikën e Tetovës pasi që më parë është goditur na një makinë e llojit “Mercedes vito” me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar S.A. (48) nga Tetova, njofton Shenja.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11 e 50 minuta në bulevardin “Vido Smilevski- Bato” në Tetovë, ka informuar zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas të dhënave të tij J.Gj. ka qenë duke kaluar rrugën jashtë kalimit për këmbësorë dhe në ato momente është goditur nga makina. Menjëherë është dërguar në spital, mirëpo nuk ka arritur tu mbijetoj plagëve të marra.

Prokurorë Publik dhe ekip i SPB Tetovë kanë kryer hetim në vendin e tragjedisë dhe po vërtetohen arsyet që kanë sjellë deri tek aksidenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button