Janeva gati për të punuar pa pengesë

Prokuroria Speciale ka njoftuar se po i analizon të dhënat e dorëzuar nga Prokuroria Publike e Maqedonisë me qëllim që të vërtetoj se cila nga lëndët ka prioritet dhe menjëherë të analizohet. Prokuroria publike njoftoi se është realizuar trajnim të prokurorëve publik nga ekipi i Katica Janeva, në periudhën prej 09 deri më 20 nëntor. Në bashkëpunim me Ministrin e drejtësisë është përgatitur Propozim Ligj për Administratën e Prokurorisë Publike, i cili është i nevojshëm për ekipin e prokurorisë me kuadër profesional, hetimor dhe administrativ.

Propozim- ligji është përgatitur në bazë të Ligjit për Prokurori Publikë për ndjekje të veprave penale që dalin nga përmbajtja e përgjimeve të paligjshme, me qëllim shfrytëzimin e përvojave komparative për organizimin e një prokurorie të tillë. Propozim Ligji është dorëzuar deri te Qeveria, ndërsa si propozues paraqitet Ministria e Drejtësisë.

“Presim që Propozim Ligji të vendoset në rend dite në seancën e parë të Qeverisë së Maqedonisë, ndërsa më pas në procedurë urgjente do të vendoset në rend dite edhe në Kuvendin e Maqedonisë dhe do të zbatohet në tërësi”, thonë nga Prokuroria Publike, njofton SHENJA.

Nga Prokuroria thonë se deri sa ka zgjatur procesi i trajnimit, është sjellë edhe plan operativ për veprimin e Prokurorisë Publike, ndërsa janë përgatitur të gjitha aktet administrative të nevojshme për zhvillim pa pengesë të punës.

“Kemi organizuar edhe aktivitet në lidhje me rregullimin e hapësirës ku prokuroria do të jetë e vendosur. Duke pasur parasysh se aktivitetet në lidhje me rregullimin  e hapësirës ku do të jemi të vendosur kërkojnë kohë, ne kemi marrë një objekt me qira ku do të jemi përkohësisht të vendosur. Megjithatë hapësirat zyrtare të kësaj Prokuroria Publike ngelin në Ministrinë e Drejtësisë në rrugën Dimitrie Çupovski numër 9.”

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka hapur llogari edhe në rrjetin social facebook ku do të publikoj qëndrimet e tyre rreth çështjeve aktuale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button