UNHCR: Plani i Qeverisë për refugjatët duhet të bëhet para të ftohtit të madh

Qeveria duhet të tregojë se çfarë përgatit si plan B dhe ne do t’i japim ndihmë, por kjo duhet të bëhet me kohe të mos gjendemi në situatë në minus 20 gradë, thotë përfaqësuesi i UNHCR në Maqedoni.

Refugjatët e ngujuar mes kufirit të Maqedonisë dhe Greqisë mbrëmë kaluan edhe një natë të ftohtë në qiell të hapur.

“A nuk jemi edhe ne njerëz? Edhe ne duam liri. Nuk kthehemi pas. Ne nuk jemi terroristë…” thoshin ata gjatë ditës së djeshme, njofton DW.

Në shenjë proteste, ata dje refuzuan ushqimin e dorëzuar nga organizatat humanitare, dhjetëra të tjerë protestuan të zhveshur deri në mes, kurse një djalë shkroi në kraharor, “Na gjuani ose na shpëtoni, ju lutemi!”. Republika.mk ka njoftuar se njëri nga refugjatët madje është kërcënuar me vetëvrasje.

Që para disa ditësh, kur vendet e Ballkanit, Maqedonia, Serbia, Kroacia dhe Sllovenia, filluan seleksionimin dhe transitimin vetëm të refugjatëve që vinë nga vendet ku zhvillohen konflikte, numri i migrantëve ekonomik në pikën e kalimit Greqi – Maqedoni është rritur nga 700 në 1300. Ata zakonisht vinë nga Maroku, Algjeria, Tunisi, Libija, Pakistani, Bangladeshi, Kongo etj.

Agjencia AP ka njoftuar se autoritetet greke kanë ofruar udhëtim falas deri në Athinë për ata që nuk do të hynë në Maqedoni por refugjatët edhe më tej nuk heqin dorë nga kërkesa për të kaluar në vendet perëndimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button