MPB: Në kufi gjendje normale me refugjatët

Gjendja në kufirin verior dhe jugor të shtetit është normale, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, duke shtuar se regjistrimi i refugjatëve po bëhet normal dhe se nuk ka vonesa në qendrat e pranimit, njofton Portalb.

Sipas të dhënave të MPB-së, në kufirin me Greqinë, ka rreth 700 persona të cilëve nuk iu lejohet hyrje në vend sepse nuk plotësojnë kushtet për azil. Refugjatët e tjerë pranohen sipas procedurave të parapara.

Maqedonia prej dje filloi të lëshojë vetëm refugjat që vijnë nga vendet e konflikteve luftarake, siç  janë Siria, Afganistani dhe Iraku, Këto masa i ndërmorën edhe Sllovenia, Serbia dhe Kroacia. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button