Shkelet një fëmijë në Vllae të Shkupit

Dje rreth orës,15:20, para hyrjes së shkollës fillore “Dimo Haxhi Dimov”, në lagjen e Shkupit Vllae, është shkelur një fëmijë 11 vjeçar.

Fëmija ka marrë lëndime të rënda dhe menjëherë është dërguar në spital.

Nga Qendra Emergjente për Telma, kanë thënë se fëmija është në gjendje kontaktibile, ka thyerje të krahut, i janë bërë  të gjitha inçizimet kompjuterike, ndërkaq fëmija është hospitalizuar në Kirurgjinë e fëmijëve.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Angell Dinev, ndërkaq sipas MPB-së, automjetin “Shevrolet” e ka drejtuar B.T. (1955).

Sipas dëshmitarëve okular, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15, kur njëmbëdhjetëvjeçari ka shkuar ta merr nga shkolla motrën e tij më të vogël.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button