Kamikazja e parë femër në Europë, vajzë klubesh (FOTO)

Kamikazja e parë femër në Europë ka qenë një vajzë klubesh, me një kalvar të gjatë të dashurish që nuk kanë treguar asnjëherë interes rreth fesë. , 26 vjeç, hodhi veten në erë gjatë rrethimit që i bëri policia e anti-terrorit vend-strehimit ku ajo ishte fshehur bashkë me kushëririn e saj, ‘kokën’ e sulmeve terroriste në Paris.

Vetëm një ditë pas vdekjes së saj, familja dhe të  dashurit e saj e përshkruan si një vajzë të re, me ‘reputacion të keq’, që njihej për varësinë ndaj alkoolit dhe cigareve, sesa për dashurinë për.

Islamin. Vëllai i saj Youssouf Ait Boulahcen tha se motra e tij nuk kishte kurrfarë interesi ndaj fesë, nuk e ka lexuar kurrë Kuran-in dhe kishte filluar të mbante shami vetëm një muaj më parë.

Një foto-selfie e Ait Boulahcen është publikuar, ndërsa lahet në banjë, e veshur me asgjë veç bizhuterive. Ait Boulahcen e hodhi veten në erë ditën e djeshme, pasi policia gjurmoi kushëririn e saj Abdelhamid Abaaoud në apartamentin ku po qëndronin në Saint Denis.

Dëshmitarët i përshkruan britmat e saj si ‘më ndihmo, më ndihmo’ dhe ‘unë nuk jam e dashura e tij’, disa sekonda përpara se të aktivizonte bombën. Koka dhe shpina e saj u gjetën në rrugë, pasi shpërthyen nga dritarja. Prokurorët farncezë konfirmuan sot se Abaaoud, një xhihadist belg që kisht qenë në Siri, vdiq gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Ai u qëllua në kokë dhe u hodh në erë nga granatat. Ekspertëve iu desh ta identifikonin përmes mostrave të pështymës dhe lëkurës.

Hasna Aitboulahcen, 26, the cousin of Abdelhamid Abaaoud, the alleged mastermind behind the ISIS Paris atrocities Credit La DH/Les Sports Agreed fee 200 euro on use. NO INTERNET. Supplied by Eric Guidicelli, Directeur artistique, egui@dh.be, Tel : +32 474 77 77 24, Fax : +32  2 211 28 70, Groupe de presse s.a. I.P.M., Boulevard Emile Jacqmain, 127, 1000 Bruxelles
Hasna Aitboulahcen, 26,

202182

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button