Premtja e 13 në Paris dhe ditët pas saj

Pamjet që vinin nga Parisi, të premten e trembëdhjetë, padyshim se tronditën botën, ndoshta për faktin që popullata e pafajshme franceze pagoi koston e luftës që po zhvillohet në arenën ndërkombëtare, njëlloj si shumë musliman të pafajshëm në Lindjen e Mesme.

Shikuar nga këndi ekonomik dhe gjeopolitik, për rreth gjysmë dekade Siria dhe Iraku u administruan nga popullata vendase, por sjellja e mizore e diktatorëve dhe faktorëve të ndryshëm, solli konfliktin e përgjakshëm, e cila nuk mbaron këtu, pasi që Fuqitë e Mëdha po ndajnë mes vete çdo pëllëmbë nga këto vende.

Premtja e trembëdhjetë e Parisit, nxiti imperialistët francez të sulmojnë shtetin islamik i cili aktualisht përfiton nga puset e naftës dhe plaçkat e luftës kundër të gjithë aleatëve përfshi edhe rebelët që luftojnë kundër sistemit diktatorial të Bashar Al-Asad, e që financohen nga vendet perëndimore, ndërkohë që Rusia përkrahë shitet (alevitët) e Sirisë dhe Irakut së bashku me Iranin dhe Hizbullahun e Libanit.

Rusët në luftën kundër shtetit islamik, shfrytëzojnë rastin të bombardojnë edhe disa nga rebelët që luftojnë kundër Bashar Al-Asad, të cilat sipas analistëve gjeopolitik financohen nga Arabia Saudite dhe Katari, e që janë rivale të Iranit.

Kurdët, të rrezikuar nga agresioni i shteti islamik dhe bllokimi i financave nga bizneset ilegale, fillimisht u tërhoqën nga pozicionet e tyre, por me ndihmën e Amerikës, ata iu kundërvunë atyre, e më pas edhe vet Turqisë, por falë zgjedhjeve parlamentare dhe politikës së partisë aktuale në pushtet AKP,  ulën tensionet mes tyre, megjithatë ato vazhdojnë të ngelin rrezik potencial për Turqinë.

E gjithë kjo luftë, mes Fuqive të Mëdha ndoshta ndodhë për shkak kontrollit ndaj puseve të naftës që synojnë aleancat botërore, e që mund të zhduket papritmas, pas implementimit të hidrogjenit si lëndë djegëse në mjetet e transportit. Kjo sfidë konspirative mund të rrezikoj ujërat e ëmbël, por edhe mundësinë e demarkacionit të kufijve, madje krijimin e ëndrrës shekullore të çifutëve ”Izraelin e Madh”, apo një luftë tjetër botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button