Fillojnë festimet treditore “Drejt rrugës së shkronjave për Manastir”

“Drejt rrugës së shkronjave për Manastir” është motoja e aktiviteteve që fillojnë sot në qytetin e Manastirit, në 107 vjetorin e alfabetit shqip, njofton TVM2.

Këtë organizim Ministria e Kulturës e Maqedonisë e bën në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë dhe nën patronatin e  Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Sotfillojnë aktivitetet me organizimin e tribunës për motrat Qiriazi, në bashkëpunim me Forumin e Gruas, pastaj do të organizohet ekspozitë për zonjat e Manastirit në kohën e konsujve, pastaj menjëherë me 21 vazhdon aktiviteti në lidhje me një figurë gjithashtu emblematike për patriotin, Mitat Frashërin, dhe në organizim të Muzeut të Alfabetit organizohet një tribunë shkencore dhe më pastaj do të prezantohet projekti ideor i figurave nga dylli, i cili projekt do të realizohet në kuadër të programit qeveritar për vitin 2016. Krejt ky aktivitet do të përfundojë me një akademi solemne gala koncert në Qendrën për Kulturë në Manastir, ku për herë të parë do të performojë orkestra e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit e R. e Shqipërisë, nën dirigjimin e maestros, Edmond Doko, dhe ky aktivitet do të kurorëzohet si rezultat i marrëveshjes se dy shteteve”- deklaroi sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi.

Gala koncerti me artistët: Shkëlzen Bahtijari, Shkodran Tolaj- tenor, Vikena Kamenica-soprano dhe Armando Likaj-bas, ku do të transmetohet drejtpërdrejt të dielën në TVM2.

Por, sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhurin Shehapi, thotë se qëllimi i festimit treditor kësaj radhe është që ky manifestim të shënohet në manifestim tradicional shtatëditor dhe të titullohet si “Java e alfabetit”, aq sa ka zgjatur Kongresi i Manastirit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button