Deputetët shprehin dyshime për funksionimin e Komisionit për “bombat”

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me 81 vota pro dhe 2 kundër, votuan Komisionin anketues për përgjimet të a.q “bombat e opozitës”. Komisioni anketues do të përbëhet nga Antonio Milloshoski, Sillvana Boneva, Kërsto Mukoski, Pavle Sazdov, Dimitar Stevananxhiq, Liljana Zaturoska dhe Magdalena Manaskova nga VMRO-DPMNE; Talat Xhaferi dhe Ejup Rustemi nga BDI; Ernad Fejzullahu nga PDSH dhe Tomisllav Tuntev, Vasko Kovaçevski, Petre Shilegov dhe Goran Misovski nga LSDM, raporton Portalb

Petre Shilegov do të jetë kryetar i Komisionit anketues, ndërkaq për zëvendës të tij është caktuar Goran Misovski.

Edhe përkundër votimit, deputetët kanë paraqitur qëndrime të ndryshme sa i përket punës së Komisionit Liljana Popovska ka shprehur optimizëm dhe ka mbështet Komisionin, derisa Zylfi Adili dhe Pavle Trajanov kanë shprehur qëndrime ku kanë theksuar skepticizëm për punën që mund ta kryejnë deputetët e zgjedhur në kuadër të Komisionit.

Liljana Popovska nga DOM është shprehur optimiste dhe ka mbështetur Komisionin e porsaformuar anketues për përgjimet.

“Jam optimiste se ky Komision do ta kryej detyrën e marrur. Dhe do ta mbështesë këtë Komision. Këto procese tash po bëhen institucionale dhe do të ketë zgjidhje të qetë. Besoj se kolegët do të jenë në nivel të detyrës”, tha Popovska, informon Portalb.

Për deputetin Pavle Trajanov, nga Lidhja Demokratike, është skeptike mundësia e funksionimit të këtij Komisioni pa direktiva partiake. Ai kërkoi një metodologji për mënyrën e funksionimit të Komisionit.

“Dyshoj se ata do të mund të punojmë pa direktiva partiake. Kërkoj një metodologji se si ndryshe mund të punojnë pa presione. Ne nuk mund ti kalojmë kufijtë partiake”, theksoi Trajanov.

Zylfi Adili, deputet i pavarur ka adresuar vërejtje në adresë të kryetarit të Komisionit, Petre Shilegov, për formimin e këtij organi.

“Kam një vërejtje për Kryetarin e Komisionit dhe deputetët e zgjedhur. Siç e dini edhe ju, unë funksionoj si deputet i pavarur dhe vlerësoj se mbrëmë për shkak të korrektësisë do të ishte reale edhe deputetët që nuk janë pjesë e asnjë grupi parlamentar. Unë dua të besojë se ky Komision mund ta kryejë punën dhe të ketë sukses, por historia e Maqedonisë nuk jep rezultate pozitive për punët e Komisioneve”, potencoi Adili, informon Portalb.

Edhe deputetja Roza Topuzovska ishte e mendimit se zgjidhja më e mirë do të ishte që Komisioni t’i ketë pyetur gjithë deputetët që nuk janë pjesë e grupeve parlamentare.

Deri në fund të muajit janar 2016 do të duhet të dal me raport për punën./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button