Disa mënyra që ta doni veten tuaj

Gjykimi për veten është mënyra e parë të cilën e përdorim kur duam të ndryshojmë diçka te vetja. Kur vërejmë se situata në të cilën ndodhemi s’është ajo në të cilën do të donim të ishim, fillojmë ta fajësojmë veten e lista e gjërave që i kemi bërë gabim fillon të rrotullohet pa ndalë në mendjen tonë.

Shpesh herë mundohemi që fajin dhe kritikat për veten t’i përdorim për tu motivuar që të ndryshojmë sjelle e mënyrën e jetesës.

Duke u munduar që ta gjejmë dietën perfekte, të humbim peshë e ta ndryshojmë trupin, shpesh harrojmë që ta duam veten ashtu siç jemi, shkruan Huffington Post, transmeton Klan Kosova.

Ju duhet ta pranoni veten ashtu siç jeni

Dashuria dhe pranimi janë gjërat e vetme që i inspirojnë njerëzit të ndryshojnë. Respektojini zgjedhjet tuaja dhe situatën aktuale në të cilën ndodheni.

Shkruajeni një listë dëshirash

Të jesh në një gjendje ku jeni të entuziazmuar, me plot shpresë dhe ëndrra, është situata nga ku fillon inspirimi për ndryshim. Dëshirat janë shpresat dhe ëndrrat për veten tonë. Çfarëdo që e dëshironi për veten shkruajeni në një fletore shënimesh. Koleksionojini dëshirat tuaja dhe hidhuani nga një sy herë pas here. Edhe nëse e keni harruar ndonjërën prej tyre, me ta lexuar do të përpiqeni ta realizoni sërish.

Jepni falënderime

Para se të kërkoni më shumë, jini falënderues për atë që tashmë e keni. Duhet të jeni falënderues për çdo ditë për gjërat që mendoni se i keni të bukura në jetë. Është e mrekullueshme ndjenja që ju jep vetëm ta rikujtoni se çka ua zbukuron jetën dhe ndani pak minuta të falënderoheni për ato q i keni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button