Probishtip, përleshen fqinjët mes vete, tre të lënduar

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Gajranci të Probishtipit, R.K (59) ka vërejtur se është dëmtuar rrethoja e oborrit të tij. Ai ka supozuar se kryerës të veprës mund të jenë vëllezërit D.M (42) dhe M.M (1961), dhe ka vendosur që të hakmerret. Me vete ka marrë një sëpatë dhe ka dëmtuar makinën “Zastava 125”, në pronësi të M.M e më pas është larguar.

Menjëherë më pas D.M dhe M.M. kanë hyrë në oborrin e R.K dhe fizikisht e kanë sulmuar. I njëjti ka marrë thikë dhe ka therur të dy vëllezërit në pjesën e barkut.

Të lënduarit me makinë të Ndihmës së shpejt janë transferuar në Qendrën Klinike në Shtip ku janë konstatuar lëndime të lehta dhe të njëjtit janë ndaluar për kurim të mëtutjeshëm.

R.K është shoqëruar në Stacionin policor në Probishtip ndërsa më pas përshkak lëndimeve të mara nga sulmi fizik është transferuar në Qendrën Klinike në Shtip.

Policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button