Ministria e Drejtësisë, Naço i dorëzon “stafetën” Manjanit

Ylli Manjani është prezantuar pasditen e kësaj të premteje si ministri i ri i Drejtësisë, në një ceremoni ku ka qenë i pranishëm edhe ish-ministri i këtij dikasteri, Nasip Naço.

Në fjalën e tij teksa i dorëzoi detyrën pasardhësit, Naço u shpreh se nën drejtimin e tij kanë nisur një sërë reformash për reformimin e drejtësisë.

“Ishte kënaqësi që dhash kontributin tim në këtë proces”, tha Naço.

Nga ana e tij, Manjani, pasi vlerësoi kontributin e zotit Naço, nënvizoi se prioritet i punës së tij do të jetë raport-progresi i KE, i cili përmban objektiva të qartë.

“Shpreh vendosmërinë për të çuar më tej rekomandimet e raport-progresit. Bibla e punës tonë është ai raport, nga A-ja tek ZH-ja. Projekt më serioz se ky nuk ka, të tjerat janë në plan të dytë”, tha Manjani.

Ai nënvizoi se theksi do të vihet tek lufta pa kompromis kundër korrupsionit, të cilin e cilësoi armikun kryesor të drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button