LSDM-ja zyrtarisht në Qeveri

Sot në Parlamentin e Maqedonisë me 101 vota për, nga 110 të pranishëm u votuan ministrat dhe zëvendësministrat e rinj. Gazetari i Portalb nga Parlamenti njofton se kryeministri Gruevski u shpreh se sipas ligjit do ta përcjellë punën e ministrave të rinj dhe do të bashkëpunojë me to, raporton Portalb.

“Porosisë ministrat dhe zv. ministrat të fokusohen në zgjedhje, në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të jenë të përgjegjshëm. Pres punë sipas ligjit. Si kryeministër do të përcjell punën e çdo ministri dhe zv. ministri dhe do të bashkëpunoj”, tha kryeministri, Nikolla Gruevski.

Deputeti Imer Aliu nga PDSH, deklaroi se nuk presin shumë nga këto ndryshime, sepse për shqiptarët prapë ngelë e njëjta gjë.

“Fajtorët e kësaj krize u bënë bashkë. Por duhet fa kenë parasysh se edhe përgjegjësinë e merrni bashkë. Ne si PDSH jemi skeptik, BDI po e legjitimon diskriminimin. Ministrat e BDI-së nuk do te kenë të drejtë vote. Fakt që tregon pozitën e BDI-së në Qeveri. BDI do të jenë vetëm kalorës të apokalipsit”, tha deputeti i PDSH-së, Imer Aliu.

Deputeti Goran Sugareski nga radhët e LSDM-së, sot në Parlamentin e Maqedonisë u deklaru se janë duke hyrë në Qeveri jo për të bërë bashkëpunim me VMRO-në, por që të zgjidhin çështjen e qytetarëve.

“Fillim i besimit të qytetarëve ndaj institucioneve. Po hyjmë në Qeveri, jo për të bërë koalicion me VMRO-DPMNE-në, por për të zgjidhur çështjet e qytetarëve. Synojmë normalizimin e i institucioneve. Prej sot MPB do të funksionojë për qytetarët dhe jo si “MVRO-VMRO”. Qytetarët më nuk durojnë zgjedhje të kriminalizuara”, tha deputeti i LSDM-së, Goran Sugareski.

Ilija Dimovski nga VRMO-DPMNE, tha se LSDM për të ardhur në pushtet ka krijuar destabilizim në vend.

“Masat e ndërmarra nuk do të lejojnë që opozita të mos i pranojë rezultatet e zgjedhjeve. Nga dëshira për pushtet u krijua kriza, u humb siguria. Kriza ndikoi edhe në ekonomi, andaj dikush për këtë duhet të mbajë përgjegjësi”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, njofton Portalb.

Nga ana tjetër Ermira Mehmeti nga BDI shprehet se është krenare me partinë e saj që si që thotë ajo, është treguar mjaft konstruktive në bisedime.

“Sipas raportit të progresit kriza ishte më e thella pas 2001. Unë ndjehem krenar që jam pjesë e BDI që tregoi mençuri dhe krenari gjatë kësaj krize. Marrëveshja e Përzhinos ishte parakusht për mbajtjen e rekomandimit. Kjo qeveri tani duhet të punojë në materializimin e rekomandimeve te raportit”, tha deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button