Kosovë, Gjykata Kushtetuese bllokon marrëveshjen për Asosacionin

Gjykata Kushtetuese e Kosovës sot ka pezulluar përkohësisht marrëveshjen për themelimin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe.

Ky vendim vjen disa javë pasi presidentja Atifete Jahjaga dorëzoi kërkesën për interpretim të marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Në seancën e mbajtur më 10 nëntor 2015, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës mbajti këshillime dhe njëherazi miratoi Masë të përkohshme në rastin KO130/15, në kërkesën e paraqitur nga Presidentja e Republikës së Kosovës ‘Lidhur me vlerësimin e përputhshmërisë së ‘Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe në Kosovë – Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore’ me frymën e Kushtetutës, nenin 3, paragrafin 1 [Barazia para Ligjit], Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore] dhe Kapitullin III [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e publikuar pak minuta më parë në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.

“Ky Vendim për Masë të përkohshme është pa paragjykim ndaj ndonjë vendimi të mëtejshëm që do të nxirret nga Gjykata për pranueshmërinë apo për meritat e kërkesës”, vijon më tej njoftimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button