Selimi: Vendet e Gjirit Arabik votuan pro Kosovës në UNESCO

Petrit Selimi ka deklaruar se të gjitha vendet islame kanë votuar pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Ai u tha mediave se ka ndodhur një keqkuptim në opinion, pasi përfaqesuesit e vendeve arabe janë deklaruar “neam” që në arabishte do të thotë “po”.

Këto vende sipas Selimit përveç votës kanë ndihmuar Kosovën edhe në lobim tek vendet tjera.

“Kanë qenë aleate në anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”, deklaroi ai transmeton Gazeta Fjala.

Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s votoi kundër pranimit të Kosovës në këtë agjenci të specializuar të Kombeve të Bashkuara, për arsim, kulturë dhe shkencë.

Për anëtarësimin e Kosovës kanë votuar 92 shtete pro, 50 kundër dhe 29 abstenime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button